Pellegrini përshëndet lojën e Cityt

Lojtarët e Manchester Cityt e kanë kënaqur trajnerin Manuel Pellegrini me paraqitjen që e bënë ndaj Aston Villan, ndaj së cilës fituan 4:0. Trajneri kilian kërkon fitore ndaj West Hamit, për ta siguruar titullin e kampionit.

Sport

08/05/2014 10:38

Manuel Pellegrini e ka përshëndetur lojën e Manchester Cityt, në fitoren 4:0 ndaj Aston Villas, e cila e afroi ekipin Citizens me titullin e kampionit në Premierligë.

Ekipi i kilianit e siguroi fitoren vetëm falë lojës së shkëlqyeshme të bërë në pjesën e dytë. Edin Dzeko realizoi dy gola, për të vazhduar më pas me David Silva, Stevan Jovetic e Yaya Toure.

“Ekipi nuk ishte vetëm i qetë, por luajti mjaft mirë. Bëmë presion, e patëm posedimin e topit. Ne u munduam ta lëvizim topin sa më shpejtë që mundëm dhe krijuam 2-3 raste”, deklaroi

Pellegrini për BBC Sport.

“Isha absolutisht i sigurt se, nëse do të vazhdonim të luanim në të njëjtën mënyrë, do ta gjenim hapësirën për të shënuar. Tash mund të flasim për titull. Duhet të fitojmë gjithsesi ndaj West Hamit”, përfundoi ish trajneri i Pellegrinit.