Pellegrini mendon se është trajner i Unitedit

Manuel Pellegrini e ka bërë një gafë të madhe, pas triumfit në Kupën e Ligës me ekipin e tij. Trajneri kilian, dukej se ai e menaxhon Manchester Unitedin e jo Manchester City. Kjo të paktën të lë përshtypje pas deklaratave që i dha pas lojës. Duke folur për BBC, pas fitores 3:1 në finale të…

Sport

03/03/2014 10:55

Manuel Pellegrini e ka bërë një gafë të madhe, pas triumfit në Kupën e Ligës me ekipin e tij. Trajneri kilian, dukej se ai e menaxhon Manchester Unitedin e jo Manchester City.

Kjo të paktën të lë përshtypje pas deklaratave që i dha pas lojës. Duke folur për BBC, pas fitores 3:1 në finale të Capital One Cup ndaj Sunderlandit në Wembley, Pellegrini tha:

“E dua presionin, kështu që, duke e menaxhuar një ekip të madh si Manchester United dhe duke pasur opsione në të gjitha kompeticionet, është mjaft e mirë për të gjithë ne”, ka thënë ish trajneri i Real Madridit.

Ky koment arriti vetëm 10 ditë para se kiliani të thoshte se City është klubi më i madh në Manchester, duke kërkuar që t’i fitojë tre trofe këtë sezon, derisa ekipi i David Moyesit rrezikon të mbetet pa trofe dhe jashtë Evropës këtë vit.