Pellegrini: Aguero të luftojë për Topin e Artë

Trajneri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini ka thënë se sulmuesi i skuadrës së tij, Sergio Aguero duhet të luftojë për të fituar Topin e Artë.

Sport

29/09/2014 18:23

Sergio Aguero është njëri ndër sulmuesit më të mirë të botës, ndërsa Pellegrini ka thënë se ai tashmë duhet të luftojë për të fituar çmimin më të madh personal, Topin e Artë.

“Aguero është njëri ndër lojtarët më të mirë në botë. Tani është koha që ai të luftojë për të fituar Topin e Artë, pasi ka kualitete për të bërë një gjë të tillë”.

“Teknikisht ai është shumë i fortë, është i shpejtë dhe ka shumë fuqi. Gjithashtu, është i gatshëm të luajë në pozitën ndërmjet sulmit dhe mesfushës”.

“Shpresojmë ta shohim Agueron me formën që ka treguar para se të pësojë lëndime. Jam i bindur se ai do të bëj dallimin këtë sezon”, përfundoi Pellegrini.

Aguero ka shënuar 79 gola në 129 paraqitje me Manchester Cityn, që pas transferimit në Etihad Stadium nga Atletico Madridi në vitin 2011.