Pelle vendos rekord me transferimin në Kinë

Graziano Pelle është futbollisti italian me pagën më të madhe në histori.

Sport

13/07/2016 16:04

Sulmuesi Graziano Pelle, u transferua te skuadra kineze Shandong Luneng, te e cila do të përfitojë 16 milionë euro në sezon.

Kjo e bën atë futbollistin italian me pagën më të madhe në histori, përcjell Lajmi.net nga Marca.

Para tij, këtë epitet e gëzonte Christian Vieri me 7.5 milionë euro pagë vjetore.

Pelle është futbollisti i gjashtë më i paguar në botë, ndërsa para tij ndodhen vetëm yjet Ronaldo, Messi, Hulk, Neymar dhe Ibrahimovic.