Pele: Messi – Ronaldo – Neymar? Ky është lojtari im i preferuar

Legjenda brazilane Pele, ka deklaruar se Lionel Messi është futbollisti i tij i preferuar.

Sport

25/05/2016 17:41

Pele e ka zgjedhur Leo Messin para Cristiano Ronaldos dhe Neymarit, përcjell Lajmi.net nga Mundo Deportivo.

“Messi është futbollisti im i preferuar, por Cristiano Ronaldo dhe Neymar janë gjithashtu shumë të mirë”, u shpreh ish sulmuesi i famshëm brazilian.

“Kanë stile të ndryshme në një futboll që gjithashtu ka ndryshuar. Sot luhet më shumë lojë e mbyllur e koncentruar në mbrojtje. Është më e vështirë të zbulohen cilësitë e një lojtari në veçanti”, shtoi Pele.