Pele: Messi apo Ronaldo? Lojtari më i mirë në botë është…

Një ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, Pele ka folur për atë se kush është lojtari më i mirë në botë.

Sport

19/09/2016 13:37

Ish-ylli brazilian i futbollit, ishte i qartë në mendimin e tij.

“Unë mund të përmend disa emra, por nisur nga ajo që ka ndodhur në 10 deri 15 vitet e fundit, mendoj se Messi është lojtari më konsistent i të gjitha këtyre viteve, pa dyshim”, deklaroi Pele.

“Ne mund të flasim edhe për lojtarë të tjerë, si Cristiano Ronaldo, i cili është njëgolashënues i madh. Ai është një golashënues i madh, por në kuptimin e plotë të lojtarit nuk ka dyshimse Messi është më i miri”, shtoi ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.