Pele: Ky është ekipi më i mirë në botë në 15 vitet e fundit

Pele ka thënë se Barcelona ka qenë skuadra më e mirë në botën e futbollit në 15 vitet e fundit.

Sport

22/04/2016 08:52

Pele nuk ka dyshime. Legjenda e Brazilit ka thënë se Barcelona ka qenë skuadra më e mirë në botën e futbollit në 15 vitet e fundit.

Gjiganti katalan ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në vitet e fundit.

Dhe, Pele nuk e sheh asnjë rival për ta.

“Është e qartë se në 15 vitet e fundit, Barcelona ka qenë skuadra më e mirë në botë”, deklaroi Pele për mediat spanjolle, përcjell “Lajmi.net”.

“Skuadra gjithmonë ka luajtur futboll të bukur edhe kur ishin holandezët në ekip”, u shpreh ai.