Pele: Kjo skuadër do ta fitojë Premierligën këtë sezon

Premierliga sonte starton sezonin e ri 2018/2019 me ndeshjen hapëse mes Manchester United dhe Leicester City.

Sport

10/08/2018 19:19

Legjenda e Brazilit, Pele, ka mbështetur Liverpoolin për t’i dhënë fund presionit të tyre të vështirë drejt rrugës për të fituar titullin e Premierligës.

Pele se ky vit do të jetë i Liverpoolit në Premierligë, së bashku me lojtarët brazilianë, Firmino dhe portieri Alisson.

“Sot fillon Premierliga, kush mendoni se do të fitojë. Unë mendoj se është viti i Liverpoolit, Firmos dhe Alissonit”, ka shkruar Pele në rrjetet sociale.

Liverpool sezonin e ri në Premierligë e hap ditën e diel në ‘Anfield Road’, ku pret West Ham Unitedin./Lajmi.net/