Pele i sigurt: Ky është lojtari më i mirë në botë…

Legjenda e futbollit, Pele, mendon se vendi i tij ka forcën për të fituar Kupën e Botës ‘Rusia 2018’.

Sport

23/02/2018 20:57

Pele, që e ka fituar tre herë këtë titull, shpresa të mëdha ka te Neymari, për të cilin mendon se është lojtari më i mirë në botë në aspektin teknik.

Në Kupën e Botës, Brazili është pjesë e një grupi shumë të vështirë, me Zvicrën, Kosta Rikën dhe Serbinë.

“Brazili ka gjithmonë një ekip në gjendje të fitojë Kupën e Botës. Megjithatë, nuk kemi arritur të fitojmë kohët e fundit për shkak të kohës së pamjaftueshme për t’u përgatitur”, ka deklaruar Pele.

Ai tutje ka folur për Neymarin, tek i cili do të mbështetet Kombëtarja e Brazilit.

“Neymar është gati për t’u bërë një lider, është lojtari kyç i Brazilit. Do të shkojë shumë larg dhe për mendimin tim është më i miri në botë teknikisht. Jam absolutisht i sigurt për këtë”, ka deklaruar braziliani 77 vjeçar./Lajmi.net/