Pekini ndërton aeroportin më të madh në Botë |FOTO|

Kryqyteti i Kinës, Pekini, së shpejti do të fillojë ndërtimin e terminalit më të madh në botë. Sipas planit të studios së arkitekturës e udhëhequr nga njëra prej arkitekteve më të famshme në botë ‘Zaha Hadid’ terminali do të jetë pjesë e aeroportit të ri në qarkun Daxing, nëpër të cilin gjatë një viti kalendarik…

Fun

08/07/2015 11:09

Kryqyteti i Kinës, Pekini, së shpejti do të fillojë ndërtimin e terminalit më të madh
në botë. Sipas planit të studios së arkitekturës e udhëhequr nga njëra prej arkitekteve
më të famshme në botë ‘Zaha Hadid’ terminali do të jetë pjesë e aeroportit të ri në
qarkun Daxing, nëpër të cilin gjatë një viti kalendarik do të frekuentojnë 45 milionë
pasagjerë.

zaha-hadid-kine3

Edhe pse Pekini tashmë i ka dy aeroporte që kanë arritur maksimumin e
shërbimeve që mund t’iu ofrojnë pasagjerëve dhe aeroplanëve, mirëpo nevoja për një
aeroport tjetër është shumë e nevojshme.

zaha-hadid-kine1

Aeroporti i ri ndërkaq, do të ndërtohet në zonën jugore të kryeqytetit kinez, përballë
aeroportit ekzistues, të cilin në vitin 2008 e kishte ndërtuar kompania “Foster +
Partners”. Arkitektët e studios projektuese ADPI, të cilët në vitin 2011 e kanë
dizajnuar ndërtesën e re të aeroportit, tashmë janë bashkuar me kolegët e tyre të
kompanisë së famshme “Zaha Hadid Architects”, që bashkërisht të projektojnë terminalin
më të madh të pasagjerëve në botë.

zaha-hadid-kine2-658x398

Sipas planit, në fazën e parë, aeroporti në Daxing do t’i ketë katër pista, ndërkaq
terminali do të jetë fleksibël, që të mund të përshtatet me konfigurimet e ndryshme që
mund të pasojnë. Po ashtu ai do të jetë i lidhur me hekurudhën lokale dhe atë
shtetërore – si dhe me trenin super të shpejtë “Gao Tie”.
Terminali i ri do të ketë formën e yllit të detit dhe do të përfshijë një sipërfaqe
prej 700.000 metrash katrorë. I gjithë projekti ndërkaq, do të kushtojë 13.8 miliardë
dollarë dhe pritet të jetë i gatshëm në vitin 2018.