Pejë: Vëllai rrahë vëllanë

Policia ka raportuar për një konflikt brenda familjes në rrugën “Kuvendi i Lezhës” në Pejë.

Lajme

21/08/2018 23:51

Sipas raportit të policisë një qytetarë ka marrë lëndime trupore pasi është sulmuar nga vëllai i tij.

Policia sqaron se kishte informacione se i dyshuari kishte në posedim edhe armë zjarri e cila është zbuluar pas bastisjes së shtëpisë.

Në raportin e ngjarjes shkruhet se një pistoletë e tipit Ekol 9 mm është konfiskuar ndërsa personi i dyshuar është paraburgosur për 48 orë.