Pejë, një qytetar qëllohet tri herë me thikë në shpinë

Një person është qëlluar tri herë me thikë në shpinë, pas një mosmarrëveshje që kishte më kryesin e veprës.

Lajme

14/03/2018 13:13

Sipas policisë rasti ka ndodhur tek Stacioni i Autobusëve në Pejë, dhe i sulmuari ka pranuar trajtim mjekësor në spitalin e qytetit, ku më pas është liruar për në shtëpi.

I dyshuari për këtë rast është arrestuar nga policia dhe me vendimin të prokurorit është dërguar në në qendrën e mbajtjes  24 orë./Lajmi.net/