Pejë, një personi i digjet shtëpia nga shkaqe të panjohura

Një person nga Peja ka njoftuar Policinë e Kosovës se nga shkaqe të panjohura nga zjarri i është përfshirë shtëpia e tij.

Lajme

17/02/2019 13:30

“Rastit ju kanë përgjigjur njësit relevante policore, njësiti  i zjarrfikëseve të cilët kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin, si dhe eksperti i zjarreve”.

“Nga zjarri në tërësi është djegur kati i dytë i shtëpisë, nuk raportohet për të lënduar në njerëz. Rasti vazhdon të  hetohet nga kompetentet”, shkruan Policia.