Pejë, një person gjendet pa shenja jete në rrugë

Gjatë ditës së djeshme është raportuar edhe për një rast tjetër të vdekjes në rrethana të dyshimta, pas rastit të raportuar në Novobërdë.

Lajme

01/04/2018 12:54

Nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se në fshatin Drelaj të Pejës është gjetur në rrugë pa shenja jete viktima e gjinisë mashkullore. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkaq që më pas me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./Lajmi.net