Pejë, konfiskohen dy kamionë që transportonin drunj

Në fshatin Vitomiricë të Pejës janë konfiskuar dy kamionë të cilët transportonin drunj pa dokumentacion përkatës.

Lajme

27/06/2018 12:35

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 18, njësitet policore kanë ndaluar dy  kamionë me targa vendore të cilët trasportonin 24 copë dru teknikë bredhi pa dokumentacion përkatës.

Masa drunore së bashku me kamionat janë konfiskuar nga policia, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.