Peja tërhiqet nga garat?

Klubi i basketbollit Peja e ka marrë një vendim të dhimbshëm. Pasi e mori vendimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës, klubi verdh e zi vendosi të tërhiqet përfundimisht nga garat. Në fakt, shtëpia e basketbollit kosovar, për shkak të tërheqjes së ekipit nga Kupa e Kosovës, vendosi ta gjobisë ekipin pejan me 1 mijë…

Sport

31/03/2014 14:10

Klubi i basketbollit Peja e ka marrë një vendim të dhimbshëm. Pasi e mori vendimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës, klubi verdh e zi vendosi të tërhiqet përfundimisht nga garat.

Në fakt, shtëpia e basketbollit kosovar, për shkak të tërheqjes së ekipit nga Kupa e Kosovës, vendosi ta gjobisë ekipin pejan me 1 mijë euro, ndërsa mori edhe disa dënime tjera, për shkak të gabimeve teknike, sidomos të kryetarit të klubit, duke e çuar dënimin në 1300 euro.

Kryetari i klubit, Art Gashi, thotë se padrejtësitë ndaj Pejës janë të vazhdueshme dhe ai ka konsideruar se nuk e sheh të arsyeshme që të vazhdohen garat.

“Ne do të tërhiqemi nga garat, pasi është zhvilluar ndeshja finale e Kupës. Do ta njoftoj edhe ligën ballkanike për rastin e së shtunës”, ka thënë Gashi për ‘Sport Plus’.

“Ne mund të tërhiqemi si kryesi dhe të vazhdojnë të tjerët të merren me këtë Federatë. Lojtarët mbeten, ata kanë dhënë maksimumin, por dikush tjetër është duke iu penguar”, ka shtuar ai.