Peja, shembull i dashurisë ndaj basketbollit

Danijel Lutz udhëhoqi Cibonën drejt titullit të dyfishtë edicionin e kaluar, por kryesia e klubit nuk i shprehu përkrahje për stinorin e ri dhe strategu vendosi të vazhdojë karrierën në Kosovë, te klubi basketbollistik Peja. Shumëkush u habit, por Lutz sikur e dinte se ka shkuar në destinacionin e duhur. Për të dëshmuar se nuk…

Sport

21/09/2013 16:02

Danijel Lutz udhëhoqi Cibonën drejt titullit të dyfishtë edicionin e kaluar, por kryesia e klubit nuk i shprehu përkrahje për stinorin e ri dhe strategu vendosi të vazhdojë karrierën në Kosovë, te klubi basketbollistik Peja.

Shumëkush u habit, por Lutz sikur e dinte se ka shkuar në destinacionin e duhur. Për të dëshmuar se nuk gaboi, mjafton të shikojmë atmosferën e krijuar në një ndeshje përgatitore kundër KB Ibar Rozaje, shkruan portali kroat Tportal.hr.

Në duelin që ishte paraparë të jetë promovim i skuadër para tifozëve të tyre në Pejë, Lutz mbeti i mahnitur me atë që përjetoi, jo në parket por në tribuna.

“Kam pritur dy-tre shikues kurse në sallë u paraqitën 1800 shikues të cilët krijuan atmosferë të shkëlqyeshme. Ky qytet jeton për basketboll dhe kur shoh përkrahjen e tifozëve që do ta kemi në vazhdim të sezonit, na pret një punë e madhe. Të gjitha skuadrat kanë bërë përforcime të huaja dhe janë ekipe të shkëlqyeshme”, deklaroi Lutz për Tportal.