Peja ndërron mendjen, vazhdon garat

KB Peja ka ndërruar mendjen dhe do t’i vazhdojë garat në ETC Superligën e basketbollit të Kosovës. Kampioni në fuqi nëpërmjet kryetarit Art Gashi njoftoi se nuk do të luajë më në vazhdim të këtij stinori në shenjë pakënaqësie për ngjarjet e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës kundër Sigal Prishtinës. Në duelin e zhvilluar në…

Sport

31/03/2014 21:29

KB Peja ka ndërruar mendjen dhe do t’i vazhdojë garat në ETC Superligën e basketbollit të Kosovës.

Kampioni në fuqi nëpërmjet kryetarit Art Gashi njoftoi se nuk do të luajë më në vazhdim të këtij stinori në shenjë pakënaqësie për ngjarjet e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës kundër Sigal Prishtinës.

Në duelin e zhvilluar në Gjakovë, pas vendimit të gjyqtarëve për zbrazjen e sallës pas dhunës së shpërthyer në tribuna, skuadra pejane refuzoi të dilte në parket me pretendimin se mbështetësit e saj nuk ishin fajtor për atë që ndodhi, dhe kështu e humbi duelin me rezultat zyrtar 20:0.

Gashi njoftoi se Peja është tërhequr nga garat, mirëpo profili zyrtar i grupit të tifozëve Shqiponjat ka paralajmëruar se skuadra e ka kthyer vendimin dhe do të vazhdojë garat.