Peja më e fortë, triumfon ndaj Mornarit

Peja tregoi se është dukshëm më e fortë pas përforcimeve të realizuara dhe mposhti Mornarin me rezultat 87:80 në kuadër të Ligës Ballkanike.

Sport

03/02/2015 21:23

Peja tregoi se është këndellur nga kriza që e kishte kapluar javën e shkuar pas largimit të dyshes Samir Shaptahovic dhe Gerti Shima.

Skuadra e trajnerit Boris Kurtovic e dominoi ballafaqimin ndaj Mornarit dhe shënoi fitore me rezultat 87:80 në kuadër të Ligës Ballkanike.

Vendasit triumfuan falë lojës së mirë ekipore, kurse me paraqitje të mirë u dalluan edhe ppërforcimet e reja Rubin, Nelson dhe më pak Austin.

Drilon Hajrizi ishte basketbollisti më i dalluar i Pejës me 21 pikë, kurse Rubin shtoi 15 e Nelson 15. Alban Veseli realizi 11 dhe Brkic 10.