Peja – Kozuv, rezultat i ngushtë në fund

Peja e ka shënuar fitoren e parë në fazën e dytë të Ligës Ballkanike.

Sport

10/02/2016 21:22

KB Peja ka shënuar fitore ndaj Kozuvit me rezultat të ngushtë 77-76, në kuadër të Ligës Ballkanike.

Skuadra kosovare e siguroi fitoren në sekondat e fundit të ndeshjes, me pikën vendimtare të shënuar nga Nenad Deliq.

Pejanët e nisën keq takimin duke e mbyllur periudhën e parë me një disavantazh prej tetë pikësh, 16-24, mirëpo u rikthyen në çerekun e dytë të cilin e fituan 24-12.

Kozuvi ishte më i mirë edhe në çerekun e tretë duke e fituar atë 20-25, mirëpo Peja ia doli që në periudhën e katërt ta siguronte fitoren e parë në këtë fazë të garave, pas humbjes javën e kaluar nga Levski.