Peja humb nga Teodo

Peja pësoi humbjen e tetë në Ligën Ballkanike në Basketboll. Kampioni i Kosovës u mposht në udhëtim te Teodo me rezultat të ngushtë 82:79 dhe gjendet në pozitën e parafundit në tabelë. Vendasit u shkëputën herët në çerekun e parë të cilin e fituan me rezultat 25:16 dhe pejanët nuk arritën ta shkrijnë disavantazhin, edhe…

Sport

12/03/2014 18:46

Peja pësoi humbjen e tetë në Ligën Ballkanike në Basketboll. Kampioni i Kosovës u mposht në udhëtim te Teodo me rezultat të ngushtë 82:79 dhe gjendet në pozitën e parafundit në tabelë.

Vendasit u shkëputën herët në çerekun e parë të cilin e fituan me rezultat 25:16 dhe pejanët nuk arritën ta shkrijnë disavantazhin, edhe pse ishin më të mirë në periudhën e dytë të lojës të cilën e mbyllën me epërsi 22:24.

Mirëpo, Teodo e mbrojti me sukses epërsinë e krijuar deri në çerekun e katërt kur Peja shpërtheu duke përmbysur rezultatin dhe udhëhoqi me një pikë epërsi, 78:79, gjashtë sekonda para përfundimit të takimit.

Mirëpo, Teodo shënoi katër pikë të tjera duke ia rrëmbyer Pejës fitoren nga duart. Basketbollistët më të dalluar te Peja ishin Samir Shaptahovic dhe Fredy House me nga 22 pikë secili. Peja është e parafundit me 20 pikë.