Peja dominon ndaj Prishtinës

Peja ka dominuar ndaj Sigal Prishtinës, duke e mposhtur me rezultat 80:66, në derbin e kësaj jave në Superligën e basketbollit. Me këtë rast, verdh e zinjtë e përforcuan pozitën e parë në tabelë.

Sport

05/05/2014 23:03

Peja i ka treguar Sigal Prishtinës se kush është kampioni. Skuadra verdh e zi ia doli ta mposht ekipin bardh e kaltër me rezultat 80:66, në ndeshjen e zhvilluar të hënën mbrëma në palestrën e sporteve ‘Karagaçi’.

Vendësit fituan falë lojës më të mirë të shfaqur në çerekun e dytë dhe atë të tretë, ndërsa dominimi i lehtë në periudhën e parë dhe në atë të fundit, nuk i mjaftuan ekipit prishtinas që të kthehet në shtëpi me fitore.

Pejanët e përforcuan pozitën e parë, por ende nuk e kanë të sigurt atë deri në fund të sezonit.