Peja deklason Sutjeskan

Skuadra e Pejës ka shënuar fitore kundër Sutjeskas në udhëtim, në kuadër të Ligës Ballkanike.

Sport

21/12/2016 20:48

Pejanët luajtën më mirë gjatë gjithë kohës dhe fituan me 19 pikë epërsi, 86:67.

Peja i fitoi tre çerekë në këtë takim (20:14, 22:18 dhe 22:11), ndërsa vetëm një i tillë iu takoi vendësve (24:22), përcjellë “lajmi.net”.

Pas kësaj fitore, Peja ka 10 pikë dhe renditet në pozitën e pestë në grup, me dy ndeshje më pak se Sutjeska, e cila kryeson grupin me 13 sosh. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.