Pëfaqësuesit e bizneseve përkrahin masat e politikave fiskale

Në konferencën për media të organizuar sot nga Ministria e Financave, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë  i njoftuan ata për Vendimin e sjellur nga Qeveria e Republikës së Kosovës për masat e politikave fiskale të cilat ndikojnë në zhvillimin e biznesit privat.

Lajme

14/10/2017 15:56

Këshilltari i ministrit të Financave Lulzim Rafuna duke shprehur falenderimin e sinqert për komunitetin e binzesit, për kërkesat e tyre të drejta për ta ndihmuar biznesin privat, në këtë rast prodhuesit në vendin tonë e qe si rezulatat i këtyre kërkesave dhe objektivave të Ministrit të Finaancave është arritur deri te marrja e vendimit për lirimin nga tatimi doganor dhe akciza e  prodhesëve  tanë.

Këto masa jo vetëm që do ta ndihmojnë prodhuesin vendorë por edhe do ta bëjnë atë konkurent të barabart me vendet në rajon dhe më gjerë. Si dhe pa  dyshim që këto masa i trajtojnë me dinjitet prodhuesit vendorë dhe ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës e që është edhe objektiv i Ministrisë së Financave.

Ndërsa kryetari i Odës Amerikane tnë Kosovë Arian Zeka, me këtë rast falenderoi Ministrin e Financave për vendimin e guximshëm dhe të madhë të cilin e ka marrë për të  mirën e prodhuesit vendor, dhe shtoj se kërkesat tona si përfaqesues të biznesit po gjejnë vend në vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës të cilat janë ushtruar me vite të tëra.

Kurse kryetari i Odës Eknomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, gjatë fjalës së tij shprehi respektin për vendim e marrur nga Qeveria  dhe theksoi  se edhe përkundër që është kohë e zgjedhjeve – fushate ky vendim tregon se  Ministria e Financave është në krye të detyrave dhe në sherbim të prodhueseve vendore, dhe se ky është  momenti më i mirë i mundshëm që Qeveria ka  treguar përkrahjen  e saj për bizneset e vendit tonë./Lajmi.net/