Pedro në PSG?

Paris Saint-Germain është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Pedro.

Sport

12/06/2015 14:44

Sulmuesi i Barcelonës, Pedro, mund të transferohet në Paris Saint-Germain.

Reprezentuesi spanjoll pritet të largohet nga Camp Nou, gjatë afatit kalimtar të verës, edhe pse e vazhdoi kontratën së fundmi.

Dhe, e përditshmja sportive franceze “L’Equipe” ka bërë të ditur se ai kërkohet nga kampioni i Ligue 1.

Pedro dëshiron t’i bashkohet një skuadre ku mund të luajë me vazhdimësi.