Pedro largohet nga Chelsea, transferohet në La Liga

Pedro Rodriguez është gati t’i rikthehet në Spanjë.

Sport

03/03/2018 16:41

Sulmuesi spanjoll mund të rikthehet në La Liga, për t’iu bashkuar skuadrës së Atletico Madrid.

Lajmi bëhet i ditur nga media e njohur ‘Don Balon’.

Pedro karrierën si futbollist e ka filluar te Barcelona, për t’u transferuar te Chelsea në vitin 2015, kur kjo skuadër drejtohej nga Jose Mourinho.

Atletico Madrid për shërbimet e Pedros mund t’i paguajë Chelsea deri në 40 milionë euro./Lajmi.net/