Pedro largohet nga Barcelona për 30 milionë euro

Sipas lajmeve më të fundit që arrijnë nga mediat spanjolle, mësojmë se sulmuesi i Barcelonës, Pedro Rodriguez mund të largohet nga Camp Nou për një ofertë prej 30 milionë euro.

Sport

02/03/2015 10:15

Largimi i Pedros nga Barcelona ka filluar të bëhet një gjë pothuajse e sigurtë, pasi ai nuk po kalon momente të mira te skuadra spanjolle.

Sipas raportit të bërë nga e përditshmja spanjolle, AS, mësojmë se Pedro do të largohet nga Barcelona nëse në drejtim të tij vjen një ofertë prej 30 milionë eurosh.

Përndryshe, skuadrat nga Premier Liga si Manchester United dhe Chelsea, kanë shprehur interesim për të transferuar sulmuesin, kontrata e të cilit me Barcelonën përfundon në vitin 2016.