Pedro, larg Barcelonës

Sulmuesi i Barcelonës, Pedro ka dhënë indikacione se mund të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sport

14/11/2014 09:05

Sulmuesi i Barcelonës, Pedro ka pranuar se mund të detyrohet të largohet gjatë janarit, derisa Arsenali spekulohet të ofrojë 26 milionë funte për transferimin e tij.

Sipas “Express Sport”, Arsene Wenger është i interesuar për mbrojtësin Dani Alves dhe sulmuesin Pedro, që nuk janë duke zënë hapësirë të mjaftueshme për lojë në formacionin e Luis Enriques.

Pedro ka pranuar se mund të largohet nga Camp Nou gjatë janarit.

“Trajneri më jep besim dhe më flet edhe pse nuk jam duke hyrë në formacionin bazë. E di se është e vështirë të luaj në Barcelonë”, deklaroi Pedro.