Pedro: Ja pse nuk jam transferuar në Man Utd

Përforcimi i ri i Chelseas, Pedro Rodriguez ka bërë të ditur arsyen pse nuk u transferua në Manchester United.

Merkato

03/09/2015 14:28

Pedro Rodriguez ka bërë të ditur arsyen pse nuk u transferua në Manchester United.

Sulmuesi spanjoll kërkohej nga “Red Devils”, por në fund iu bashkua Chelseas pas vendimit për t’u larguar nga Barcelona.

“Manchester United? Kam parë se janë duke humbur kohë në marrjen e vendimit”, deklaroi Pedro për të përditshmen sportive madrilene “Marca”.

“Unë kisha nevojë të gjejë një skuadër të re për të rifilluar dhe e zgjodha Chelsean”, u shpreh ai.