Pedro gjen klubin e ri

Sulmuesi i Barcelonës, Pedro, do të transferohet në Inter, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

17/04/2015 09:47

Pedro do të largohet nga Barcelona.

Sulmuesi spanjoll nuk është duke gjetur hapësirë të mjaftueshme për lojë në skuadrën e trajnerit Luis Enrique.

Andaj, ai ka vendosur të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës.

Kurse, sipas të përditshmes sportive italiane “Corriere dello Sport”, skuadra e tij e re do të jetë nga Serie A.

Inter është i gatshëm të paguajë 16.5 milionë euro për transferimin e Pedros, i cili tashmë ka pranuar që t’i bashkohet Nerazzurrëve.