Pediatria “high tech”

Stafi i spitalit pediatrik “Rady” në San Diego po bën të pamundurën që të sëmurët e vegjël të ndihen pak më mirë.

Auto & Tek

21/09/2017 00:22

Në funksion të këtij qëllimi, pjesëtarët e tij kanë dalë me një ide mjaft të veçantë: në dispozicion të pacientëve të rinj janë vënë disa minimakina të kontrolluara në distancë, me të cilat fëmijët shkojnë vet deri në sallën e operacionit.

Ato kontrollohen praktikisht nga një mjek, apo infermiere, e janë pjesë e një programi të hartuar me qëllimin që të miturit të ndihen sa më të qetë përpara ndërhyrjes kirurgjikale.

“Fëmijët po kënaqen dhe prindërit mund ta shohin sesa të qetësuar janë ata përpara operacionit. Të kënaqur jemi edhe ne, ndaj kjo është një situatë, nga e cila përfitojnë të gjitha palët”, tha Daniela Carvalho, doktoreshë në “Rady Children’s Hospital”.

Fëmijët kanë mundësi të zgjedhin se cili do të jetë automjeti i tyre i preferuar: BMW, Mercedes apo Lamborghini.

Makinat janë dhuratë e programit “Law Enforcement Teddy Bear Drive”, ku janë përfshirë një sërë agjencish të zbatimit të ligjit, e që i mbush me arinj pellushi fëmijët e shtruar në spitale, të cilëve lodrat u dërgohen me makina policie. /Lajmi.net/