Peci: Thaçi po i ndihmon PAN-it në kontrabandimin e deputetëve

Faton Peci, anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se LAA janë të bindur që koalicioni PAN, nuk i ka numrat.

Lajme

26/07/2017 18:42

“Pas zgjedhjeve dhe certifikimit të tyre e kemi një periudhe të stërzgjatur që nuk është thirrur seanca – dhe kjo ka ndodh shkaku se PAN nuk i ka numrat”.

“Ne jemi të bindur se nuk i kanë numrat, kjo është vetëm një luftë special”.

“Thaçi është duke bërë betejë të jashtëzakonshme që PAN ti sigurojë numrat”.

Kështu ka thënë Peci në Info Magazine të Klan Kosovës.

Ne e dimë se për një periudhë të gjatë, por edhe sot Thaçi është lideri faktik i PDK-së”.

“Kam përshtypjen se Thaçi është duke bërë punën me të madhe për numrat dhe kontrabandim të deputetëve, pasi sorollatet nëpër restorante duke pyetur se kush i ka numrat”.