Peci për vrasjen e Ivanoviqit: Mund të jetë përfshirë edhe Rusia, sikur në Mal të Zi

Drejtori ekzekutiv i KIPRED dhe ish-ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Suedisë Lulzim Peci pret trazim të sigurisë në veri pas vrasjes së sotme të Oliver Ivanoviq.

Lajme

16/01/2018 20:49

Thotë se në vrasjen e liderit të SDP-së mund të jetë e përfshirë edhe Rusia.

Shkrimi i plotë i Pecit në Facebook:

Vrasja e Ivanoviqit do te jete nje gur i rende qe do te trazon paqen dhe sigurine ne veri, si dhe perspektiven e pluralizmit politik te serbeve te Kosoves.

Kjo vrasje qe u krye derisa Ivanoviqi ishte ne proces gjyqesor eshte shume simptomatike. Vetem zbulimi i kryeseve dhe urdher-dhenesve te kesaj vrasjeje dhe denimi i tyre mund te krijoj rrethana per besimin e qytetareve te veriut ne shtetin e ligjit dhe jo ne sundimin e bandave dhe terrorit.

Zbardhja e kesaj vrasjeje nga autoritet e sigurise se Kosoves eshte jo vetem detyre, por edhe domosdoshmeri per nje te ardhme me te sigurte dhe te lire te komunitetit serb ne vendin tone.

Me kete rast, Serbia duhet t’i le anash spektaklet dhe te merre pergjegjesine per instalimin e bandave parashteterore ne veri te vendit.

Ketu, nuk mundet te neglizhohet edhe mundesia e interferimit te Rusise ne kete ngjarje. Tentim puci ne Malin e zi eshte ende i fresket, ndersa trazirat e mundshme ne Kosove, askujt nuk i shkojne pershtati, me shume se sa politikes se aq rivalizuese te Kremlinit me Perendimin ne Ballkan.