PDK-Veliut: Juve ju ka ardhur zheg kur në festën tuaj mungoi ish-presidenti Sejdiu

Dega e PDK-së në Podujevë, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të kësaj komune, Agim Veliu i cili tha se PDK-së po i vjen zheg kur po përmenden vrasjet politike.

Lajme

20/03/2017 18:09

Në një komunikatë për media, i bëhet thirrje Veliut që të kthehet të jetojë në Podujevë e jo në Prishtinë, pasi kjo sipas tyre tregon ku gjendet Podujeva në prioritetet e tij, transmeton lajmi.net

“Partia Demokratike e Kosovës ka qenë avokat i projekteve për komunën e Podujevës, sa me u kthjellë ti, madje edhe shkolla në fshatin tuaj të lindjes, Bradash, që mban emrin “Nuhi Gashi” është dërtuar në v. 2009 e po ashtu edhe shkolla fillore në qytet që “mbanë” emrin “Ibrahim Rugova”  është ndërtuar nga MASHT-i në kohën kur PDK udhëhiqte me pozitën e Kryeministrit”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Lexo reagimin e plotë:

Kryetari Veliu bënë mirë të kthehet të jetoj në Podujevë, komunën që e udhëheqë, ose fakti që jeton në Prishtinë së bashku me një numër bukur të madhë të drejtorëve tregon më së miri se ku gjendet Podujeva në prioritetet e tij.

Qytetarët dhe strukturat partiake nuk t’i zgjedhin halucinacionet dhe paranojat politike të partisë suaj. Adresë për kërkesa të natyrës suaj, duhet t’i zgjedhin organet shtëtërore, dhe po ta kujtojmë që Kryeministër vendi është kryetari juaj partiak, e po ashtu Ministria e Punëve të Brendshme udhëhiqet po ashtu nga një bashkëpartiak dhe vendas i juaj, institucion ky si shtyllë e sigurisë.

Partia Demokratike e Kosovës ka qenë avokat i projekteve për komunën e Podujevës, sa me u kthjellë ti, madje edhe shkolla në fshatin tuaj të lindjes, Bradash, që mban emrin “Nuhi Gashi” është dërtuar në v. 2009 e po ashtu edhe shkolla fillore në qytet që “mbanë” emrin “Ibrahim Rugova”  është ndërtuar nga MASHT-i në kohën kur PDK udhëhiqte me pozitën e Kryeministrit.

Ndërsa, vendimi për zgjerimin e rrugës Podujevë-Prishtinë është marrë nga ish Kryeministri e tash President i vendit z. Hashim Thaçi. (të bashkangjiur gjeni vendimin).

Për mjedrrat dhe tenderët rreth mjedrrave do të flasim ditëve në vazhdim! Pse dy sezone ju dështuan?!

Po na duket që zheg ju ka ardhë juve z. Veliu, të shtunën, ditën kur në kremten tuaj mungoi ish-Presidenti Sejdiu, njëherit edhe ish-Krytar i LDK-së.