PDK thotë se kryetari i Klinës nuk mbajti premtimin për emërimin e 50 përqind të femrave në drejtori

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Klinë ka thënë se kryetari i ri i kësaj komune Zenun Elezaj nuk ka mbajtur premtimin e tij se 50 përqind e drejtorive do të udhëhiqen nga femrat.

Lajme

28/12/2017 13:15

Sipas PDK-së kryetari Elezaj nga radhët e AAK-së ka emrëruar vetëm një femer.

PDK po ashtu ka thënë se nuk është mbajtur premtimi për emërim të personave profesionistë në drejtoritë e caktuara. Kjo pari ka kërkuar nga kryetari Elezaj që  të sqarojë këtë vendim.

“PDK, Dega në Klinë, ju uron të gjithëve suksese në punë por ia kujton kryetarit, Zenun Elezajt, premtimet që ai i ka bërë gjatë fushatës elektorale. Z. Elezaj ka premtuar se në udhëheqjen e tij në mandatin 4 vjeçar do të emëroj drejtorë të drejtorive me profesione adekuate sipas Drejtorisë si dhe 50% të gjinisë femërore. Duke emëruar drejtorë jo profesional nëpër Drejtori, si dhe duke emëruar 9 drejtorë meshkuj dhe vetëm një femër, z. Elezaj që në start shkeli premtimet e veta. PDK, Dega në Klinë, kërkon nga kryetari i Komunës, Zenun Elezaj që ta sqaroj këtë vendim të tij dhe i bënë thirrje që ti mbajë premtimet e dhëna qytetarëve të Klinës dhe të mos vazhdoj me shkelje të tyre”, thuhet në reagimin e PDK-së në Klinë.

Këta janë drejtorët e rinj të Klinës

Besim Hoti ( LDK) –Nënkryetar,

Binak Sylaj (AAK)- Drejtor i Administratës,

Hekuran Sejdiu (AAK)- Drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale,

Arben Limanaj (LDK)- Drejtor i Arsimit,

Aziz Desku (LDK)- Drejtor i Financave, Ekonomisë dhe Zhvillimit,

Lorenc Marleku (AAK)- Drejtor i Urbanizmit dhe Mbrojtjen e Mjedisit,

Naser Morina (NISMA)- Drejtor i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,

Iber Elezaj (LVV)- Drejtor i Shërbimeve Publike dhe Emergjente,

Petrit Beka (LDK)- Drejtor i Inspektoratit,

Njomza Grabanica (AAK)- Drejtore e Kadastrës, Gjeodezisë dhe Pronësisë, dhe

Skender Merturi ( LVV) -Drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit. /Lajmi.net/