PDK thotë se djegia e selisë së saj në Deçan, ka motive politike

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka dënuar djegien e lokaleve të selisë së saj në Deçan.

Lajme

27/02/2016 10:15

Selia e PDK-së, së degës në Deçan është djegur të premten dhe sipas PDK-së, ky është një akt me motive politike.

PDK me anë të një komunikatë ka thënë se aktet e tilla janë të papranueshme dhe të dënueshme, transmeton lajmi.net.

“Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës dënon aktin e shëmtuar të djegies së lokaleve të selisë së PDK-së, në Deçan”.

“Kjo ndodhi pikërisht ditën kur Kuvendi i Republikës së Kosovës zgjodhi Presidentin e ri të Kosovës, njeriun më të votuar e më unifikues, si  dhe liderin e përmasave botërore, kryetarin aktual të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Hashim Thaçi”.

“Aktet e tilla që kanë motive të qarta politike dhe  të cilat cenojnë pluralizmin janë të papranueshme dhe të dënueshme”.

“Partia Demokratike e Kosovës, I bënë thirrje të gjitha organeve kompetente që ky akt të ndriçohet sa më shpejt dhe autorët e kësaj vepre të shëmtuar të vihen para drejtësisë”, thuhet në reagimin e PDK-së.