PDK të qartësojë çka ofron, LVAN të heq dorë nga pozita e Kryeparlamentarit

Analisti politik Naim Rashiti ka thënë se nuk do të ketë zgjidhje të shpejtë të ngërçit politik pasi pozicionet e palëve nuk tregojnë shenja se do të ndryshojnë. Ai ka vlerësuar se PDK-ja duhet të bëjë të qartë se çka do e çka ofron, kurse LAN-it të heq dorë nga posti i kryetarit të Kuvendit.

Lajme

03/10/2014 09:39

Rashiti ka thënë për Epokën e Re se blloku s’mund ta marrë postin e kryetarit të Kuvendt dhe nëse insiston në këtë, i shkel vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, blloku LDK-AAK-Nisma dhe VV kanë problem me marrëveshjet e arritura të cilat duhet t’i rishikojnë.

Ai ka vlerësuar se as blloku LDK-AAK-Nisma dhe VV me veprimin e së enjtes në Kuvend nuk ka arritur të bëjë asgjë, përveç që simbolikisht ka shprehur mospajtim për shtyrje të seancës.

“Blloku LAN-VV nuk ka arritur asgjë me këtë. Vetëm ka dashur të tregojë simbolikisht se nuk pajtohet me shtyrjen e seancës dhe se është i bashkuar”, ka theksuar Rashiti duke shtuar se ky bllok duhet t’i rishikojë marrëveshjet e arritura.

“Ata kanë problem me marrëveshjet e tyre, të cilat ata duhet t’i rishikojnë. Nuk mund ta marrin kryetarin e Kuvendit edhe nëse insistojnë në këtë, ata po shkelin vendimet e Gjykatës Kushtetuese, hapa të cilët ata nuk do t’i ndërmarrin sepse janë të vetëdijshëm”, është shprehur ai.