PDK-së i bashkohet qindra të rinj në Prizren

Partisë Demokratike të Kosovës sot i janë bashkuar qindra të rinj nga Prizreni.

Lajme

26/05/2017 16:35

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli, i cili ka thënë se rinia është fokusi i koalicionit PDK-AAK-Nisma.

Ai ka thënë se rinia kërkon vendime dhe lidership të guximshëm.

“Të rinjtë janë fokusi i koalicionit tonë “Fillimi i Ri”. U ndjeva krenar kur sot me qindra të rinj prizrenas aderuan në Partinë Demokratike të Kosovës”.

“Rinia kërkon vendime dhe lidership të guximshëm”, ka shkruar Veseli./Lajmi.net/