PDK premton dyfishim e produkteve bujqësore ‘Made in Kosova’

Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, dhe ai i  Financave, Besim Beqaj, kanë paraqitur Misionin e Ri para qytetarëve të komunës së Vushtrrisë.

Lajme

27/05/2014 18:45

Thaçi u tha qytetarëve të Vushtrrisë se kanë dalë me Misionin e Ri, i cili është vet qytetari dhe mision i cili do të hapë 200 mijë vende të reja të punës, kurse vetëm në bujqësi 50 mijë vende.

Si informon KosovaPress, ministri i Bujqësisë në detyrë, Blerand Stavileci tha se brenda Fondit për Punësim do të krijohet edhe Fondi për Sigurimin e kulturave bujqësore, të cilat do të mund të dëmtohen nga të reshurat apo diçka tjetër.

Ai tha se nga viti i ardhshëm do të dyfishohet prodhimi ‘Made in KOSOVA’.

kryefinancieri në detyrë, Besim Beqaj tha se kthimi i fondeve nga jashtë është i mundshëm, mirëpo në Fondin e Punësimit do të marrin pjesë edhe fonde tjera ndërkombëtare.