PDK nuk ka vija të kuqe për koalicione

Disa parti politike tashmë i kanë mbyllur dyert PDK’së për koalicion pas zgjedhjeve të 8 qershorit. Ndërsa, për PDK’në nuk ka vija të kuqe . Qëndrim të njëjtë ka edhe AKR.

Lajme

31/05/2014 10:51

Zyrtarë të subjketeve politike thonë se e vetmja parti me të cilën nuk pranojnë të hyjnë në koalicion pas zgjedhjeve nacionale është PDK’ja.

Ndërkohë, PDK dhe ARK nuk kanë vënë vija të kuqe për asnjë subjekt politike për marrëveshje koalicioni për mandatin e ardhshëm qeverisës, shkruan Zëri.

Nënkryetari i PDK’së, Hajredin Kuçi deklaron se PDK është duke punuar për t’i fituar zgjedhjet dhe nuk janë duke menduar për vija të kuqe.

“Ne presim të fitojmë besimin e qytetarëve më 8 qershor, pastaj do të vendosim me këndë do të formojmë Qeverinë”.

Edhe nënkryetari i AKR’së, Ibrahim Makolli thotë se nuk janë duke menduar për koalicion.

“Për ne me rëndësi është programi dhe pajtueshmëria, që mund të kemi me programet e partive. Ne do t’i shohim programet, do të shohim se a kemi vizion dhe qëllime të përbashkëta, nëse jo atëherë nuk kemi për çka të bisedojmë”.

Në anën tjetër, nënkryetarja e LDK’së, Teuta Sahatqija thekson se kjo parti tanimë është e vendosur që të mos bëjë koalicion me PDK’në.

“E vetmja vijë e kuqe për ne është koalicioni me PDK’në. Kjo parti e ka merituar të qëndrojë në opozitë madje një kohë të gjatë  dhe kjo për shkak të sundimit e jo qeverisjes së saj që I ka bërë vendit”.

Edhe nënkryetari i AAK’së, Ardian GJini thotë se PDK duhet të kalojë në opozitë.

“Për koalicione flasim pas zgjedhjeve, por ajo që mund të them është ajo që PDK’ja duhet të dakë në opozitë për të mirën e vendit.