PDK nuk e ka vështirë ta formojë qeverinë

Njohësi i proceseve politike, Behxhet Shala, ka vlerësuar se pas fitores së zgjedhjeve të 8 qershorit, PDK-ja nuk e e ka të vështira ta formojë qeverinë e re.

Lajme

10/06/2014 09:24

Shala nuk e ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni ndërmjet PDK-së dhe LDK-së, ashtu sikurse nuk e ka përjashtuar një koalicion ndërmjet partive të krahut të luftës, me përjashtim të Vetëvendosjes-s!

Ai e ka vlerësuar pozitivisht mbarëvajtjen e procesit zgjedhor ku fituese e këtyre zgjedhjeve doli PDK-ja së bashku me partnerët e koalicionit parazgjedhor.

Në një intervistë për “Epokën e re”, Shala ka thënë se në momentin që LDK-ja nuk ka bërë koalicion me AKR-në e ka ditur se PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet.

Ai ka thënë se PDK-ja i ka fituar zgjedhjet për shkak të lidershipit të Hashim Thaçit.

Në këtë drejtim Shala ka thënë se PDK-ja nuk e vështirë ta formojë qeverinë e re.

Sipas tij, është edhe në interes të ndërkombëtarëve që Kosova të ketë një qeveri nga partitë e krahut të luftës.

“Bashkësia ndërkombëtare ka interes ta bëjë një koalicion me partitë e krahut të luftës, sepse I gjithë ai potencial që kanë e llogarisin si destabilizues”, ka thënë ai në “Epoka e re”.