PDK nënshkruan zyrtarisht koalicion me PD-në, Lëvizjen për Bashkim dhe ADK-në (Foto)

Partia e Drejtësisë, ka vendosur që të bëjë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës. Marrëveshja e koalicionit u nënshkrua sot në orët e pasdites në mes të kreut të PDK-së Kadri Veselit si dhe atij të PDK-së, Ferid Agani.

Lajme

16/05/2017 16:02

Kryetari i PDK- së, Kadri Veseli, pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit parazgjedhor me PD’në deklaroi se partia e tij do të nënshkruar edhe disa koalicione të tjera në ditët në vazhdim.

“ky është vetëm fillimi i disa bashkëpunimeve që ne si partia më e madhe në vend do ti kemi në vazhdimësi ne si partner me fillim e ri në Kosovë. Çdo ditë e më shumë qytetarët e Kosovës po i bashkohen Fillimit të ri.  Ky është vetëm fillimi, do të kemi edhe koalicione të tjera bashkërisht që do t’i nënshkruajmë këtu para jush”, ka thënë Veseli.

Ndërkohë që Agani u shpreh se “partia e drejtësisë do të kontribuojë në demokratizimin e mëtejmë të vendit,. Gjatë bisedave me partnerët e koalicionit jemi të bindur se partia e drejtësisë do ta reformojë sistemin shëndetësisë”, ka thënë ai.

Veseli sot po ashtu ka nënshkruar marrëveshje koalicioni edhe me Lëvizjen për Bashkim dhe Alternativën Demokratike (ADK) të Edita Tahirit. /Lajmi.net/

akdta