PDK në orën 15 në Kushtetuese

Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, sot rreth orës 15:00, do t’i dorëzojnë pyetjet në Gjykatën Kushtetuese për të dhënë opinionin e saj lidhur me seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës, njoftojnë burime të KosopaPress-it.

Lajme

18/07/2014 15:43

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë dje se pyetjet e tyre do të jenë shumë konkrete dhe se për PDK-në i tërë procesi ka qenë antiligjore dhe vendimet e djeshme janë jovalide e as që i njohin.

Sipas tij, deputetët humbës të zgjedhjeve të fundit e shndërruan Kuvendin e Kosovës në arenë arbitrare të vendimeve të kundërligjshme dhe e dhunuan këtë institucion.

Edhe kreu i PDK-së, Hashim Thaçi tha sot se vendimet e djeshme në Kuvendin e Kosovës, që dolën nga një proces antiligjor, antidemokratik dhe antikushtetues janë të pavlefshme dhe të barabarta me një zero të madhe.