PDK në Ferizaj: Komuna ka marrë tatëpjetën me kryetarin Sfarqa

Partia Demokratike e Kosovës në Ferizaj ka mbajtur sot një konferencë për media me temë “Falimentimi i Ferizajt”, në të cilën është folur për punësimet e familjarëve dhe militantëve.

Lajme

16/04/2016 14:32

Përkundër qindra paralajmërimeve, vërejtjeve dhe këshillave drejtuar kryetarit të tanishëm  Muharrem Sfarqa, sipas PDK-së, tatëpjeta qe Komuna e Ferizajt ka marre duket të mos ketë fund.

“Një mal shkeljesh ligjore  të cilat ne si parti opozitare i paralajmëruam vazhdimisht e që fatkeqesisht dolën te sakta dhe po dërgojnë drejt falimentimit Komunën e Ferizajt. Për tre vite gati, Sfarqa na injoroi herë-herë edhe nënçmoi si opozitë, por si do t’a justifikon deklaratën e nënkryetarit  njeriut të dytë të Komunës se Ferizajt z. Xhavit Zariqi, i cili në emisionin debatues LOGU në Tv Tema theksoi se ‘99 % qe punësohen ne Komunën e Ferizajt janë te LDK-se,  po ashtu edhe tejmbushja me militant ne kompanitë publike që njëherit po i dërgon drejt falimentimit këto kompani’”, ka thënë Selim Marevci, drejtor i Departamentit të Administratës i Degës së PDK-së Ferizaj.

Sipas tij, Zariqi bëri vetëm vërtetimin e plotë të një realiteti te zymtë që po mbizotëron në Komunën e Ferizajt, ne mënyrë te vazhdueshme të paralajmëruar nga ta.

“Ndërkohë ne pyesim Sfarqa nëse deklaratat e Zariqi janë ‘insinuata’ sikur ato të PDK-së, ngase të gjitha reagimet tona ky kryetar i cilëson dhe vazhdon t’i cilësojë si insinuate, deklarata boshe apo konsum politik. Një kryetar te tille aq ‘dorëshlirë’ për një numër goxha të mirë të afërmeve të tij, i cili i shpërblen me  tenderë , që sipas të dhënave zyrtare vetëm ne muajin janar (për 20 ditë) të vitit 2016 janë dhënë 30 tenderë me kuotime te procesuara direkt nga direktiva e kryetarit, dhe me një përllogaritje të thjeshtë del qe 30 tenderë me vlerë 10.000 euro bëjnë në tërësi 300.000 euro që shkojnë direkt në llogarite e këtij  pushteti, familjarëve dhe miqve të kryetarit Sfarqa. Kryetar tregoi qytetarëve se ku i dërgove këto 300.000 euro për vetëm 20 ditë? Pra aq dorëshlire na është ky kryetar saqë 90 % të këtyre tenderëve i përdori si shpërblim për kompanitë te cilat janë te afërta me të”, ka thënë tutje Marevci.

Sipas tij, qytetarët që janë duke vuajtur pasojat e te paturit një kryetar të tillë, janë me se të vetëdijshëm se prioriteti i këtij kryetari nuk është interesi qytetar, por ai personal, partiak dhe klientelist, e këtë me se miri e argumentojnë se asnjë projekt nuk realizoi qe do të mund ta identifikonin qytetarët si projekt i këtij kryetari, por edhe ato që i ka bërë janë projekte të trashëguara, ndërsa në anën tjetër 70 % te mandatit te tij pothuajse ka përfunduar.

“Për me tepër rreth 1.5 milionë euro u hoqën nga kategoria për investime kapitale ,duke u transferuar në larjen e borxheve te klienteles së tij, çfarë kontribuoi ne dëmtimin e menjëhershëm të 1.5 milion eurove,  me fjale të tjera, më pak rrugë të shtruara, më pak shkolla të ndërtuara, më pak ujësjellës, më pak kanalizime, më shumë vështirësi për jetën biznesore.

Këto miliona të humbura, një mori humbjesh te kontesteve gjyqësore, dhënie te tenderëve me kuotime pa kurrfarë kriteresh , punësime me kontrata në vepër të jashtëligjshme për një pjese të militanteve dhe një mori problemesh të tjera dalëngadalë po e dërgojnë Komunën e Ferizajt drejt humnerës”, ka theksuar Marevci.

Për me tepër, ai ka shtuar se javët e kaluara reaguan edhe për humbjet gjyqësore të Komunës ne raport me padrejtësitë qe u janë bere një pjese te punëtorëve te larguar , duke arritur shumën mbi 60.000 euro, kësaj shume para dy dite ju shtua edhe një vendim tjetër nga gjykata në favor të komisionit të aksionarëve të Pastërtisë, të cilin Sfarqa i shkarkoi në mënyrë jo ligjore .

Sipas tij, kontratat “mbi vepër”  te qindra punëtorëve  qe me muaj të tërë nuk paguan e që do të jenë barrë për Komunën, dhe miliona euro borxh që do ti ketë për ndërtimtarët.

“Fundi i mandatit të këtij kryetari i cili erdhi si Mojsi  me  premtime utopike-  megalomane të kafazeve – se fundi metrosë, spitalit, punësimit te 3000 punëtorëve të cilët as për së afërmi nuk e përmbushi sepse punësoi familjar dhe një pjesë të partisë së tij, dhe shumë premtime të tjera, të cilat as qe mori mundimin me te vogël qe t’i realizoje, ndoshta edhe nuk pati kohe duke u marre me interesa personale,  duke shndërruar një qytet te madh qe zinte vendin dytë për nga zhvillimi ekonomik  ne vitet 2007-2013, në një gjendje kaotike që asocon me atë të viteve 2001-2007;  Komuna e Ferizajt çdo dite e me shume është drejte falimentimit , meritë e z.Sfarqa dhe bashkëpunëtoreve të tij. Pra siç thashë erdhi si Mojsi dhe do të përfundojë si Faraon!”, ka përfunduar ai.