PDK mbetet pa një partner të koalicionit

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës ka njoftuar se është larguar nga koalicioni me Partia Demokratike e Kosovës, pasi sipas tyre PDK nuk ka respektuar marrëveshjen parazgjedhore që kishin bërë.

Lajme

17/03/2018 13:39

PSHDK-ja njofton se në bazë të marrëveshjes me PDK-në ishte paraparë që PSHDK të ketë një zëvendëskryeministër dhe dy zëvendësministra.

“Por ajo që u premtua nga Kadri Veseli mbeti vetëm në letër. Është kjo hera e dytë që PDK shkel marrëveshjen me PSHDK-në”,  thuhet në njoftimin për media.

“Kryetari i PDK-së z.Kadri Veseli kishte premtuar dhe ishte zotuar se do të krijonte partneritet me PSHDK-në, por mbetën premtime koti dhe fjalë të shkruara ne një copë letër. Ato nuk u realizuan edhe 7 muaj pas formimit të qeverisë. PShDK mbetet e zhgënjyer me koalicionin me PDK-në dhe nuk mund të vazhdojë tutje që të mbështesë PDK-në, duke i dhënë fund koalicionit me PDK-në”.

PSHDK-ja thotë se kishte realizuar marrëveshjen në tërësi dhe gjitha premtimet e shkruara në marrëveshje ndërkohë që akuzon se PDK-ja vazhdon ta përbuzë marrëveshjen dhe ta përbaltë PSHDK-në.

“PSHDK nuk do të ndalet dhe pritet shumë shpejtë te nxjerrë strukturat e reja pas zgjedhjeve të përgjithshme partiake, të cilat do të mbahen brenda këtij viti”.