PDK: Lladrovci fiton pa balotazh mandatin e ardhshëm

Nga rezultatet e para që ka Dega e PDK-së në Drenas e vlerëson si një fitore të jashtëzakonshme të kryetarit aktual dhe kryetarit të ardhshëm të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci. Njëherit Dega e PDK-së në Drenas, falënderon të gjithë qytetarët për kulturën e lartë demokratike që kanë treguar dhe daljen masive në zgjedhje, dhe vlerëson për një proces të votës së qetë dhe demokratike.

Lajme

22/10/2017 22:38

 

Kryetari Lladrovi tashmë ka marr urimet e para nga krerët më të lartë të vendit, Kadri Veseli, nga Ali Ahmeti dhe krerët e lartë nga shteti amë, Shqipëria.

Qytetarët të shumtë, para Degës së PDK-së dhe në sheshin “Fehmi Lladrovci” janë duke festuar në mënyrën më shembullore dhe besimin e plotë se edhe asamblistët e PDK-së do të jenë shumicë në Kuvendin e ri. /Lajmi.net/