PDK kishte vota gati sa krejt koalicioni PAN në zgjedhjet e vitit 2014

Deri më tani koalicioni PDK-AAK-Nisma ka arritur të sigurojë 35% votave, duke u bazuar nga të dhënat e KQZ-së.

Lajme

12/06/2017 01:43

Sipas këtij rezultati del se PDK-ja ka pasur vota në vitin 2014 vetëm gati sa krejt koalicioni i këtyre zgjedhjeve.

Nga të dhënat në KQZ del se PDK së bashku me partnerët e athershëm Partinë e Drejtësisë dhe Lëvizjen për Bashkim, kishte 30.38% të votave.

Pra vetëm pesë për qind më pak se koalicioni PAN.

AAK në ato zgjedhje kishte rreth 9%, kurse Nisma për Kosovën 5.15%. /Lajmi.net/