PDK-ja po i bllokon institutcionet!

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Avni Arifi, ka thënë se shtyrja e vazhdimit të seancës konstituive nga kryesuesja e Kuvendit, Flora Brovina, është e dëmshme për demokracinë dhe parlamentarizmin në Kosovë.

Lajme

02/10/2014 09:14

Ai ka thënë se një veprim i tillë është një goditje e rëndë e angazhimeve të presidentes Jahjaga për ta tejkaluar ngërçin politik.

“Besoj se ky veprim i Brovinës është goditje ndaj angazhimeve të presidentes Jahjaga dhe nuk i shërben askujt, as PDK-së”, është shprehur Arifi, duke e akuzuar PDK-në për bllokimin e formimit të institucioneve të reja.

“PDK-ja është duke vazhduar t’i torturojë qytetarët e Kosovës”, ka thënë Arifi në një intervistë për “Epokën e re”.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se shtyrja e seancës është dëshmi se askush nuk dëshiron të bashkëpunojë me PDK-në.

“Pra, kjo është një dëshmi se asnjëra nga partitë politike shqiptare nuk dëshiron të jetë në koalicion me PDK-në”, ka theksuar Arifi.