PDK-ja mes dy kandidatëve për kryetar të Drenasit: Ramiz Lladrovicit e Bislim Zogajt

Pas dorëheqjes së Nexhat Demaku nga pozita e kryetarit të Komunës së Drenasit, PDK-ja ende nuk është përcaktuar përfundimisht se kë do ta kandidoj në zgjedhjet e jashtëzakonshme për këtë komunë.

Lajme

02/11/2016 19:14

Lajmi.net merr vesh se PDK-ja mbetet mes dy kandidatëve, Ramiz Lladroviqit dhe Bislim Zogajt.

Ramiz Lladrovci aktualisht është ambasador i Kosovës në Shqipëri, kurse Bislim Zogaj deputet në Kuvendin e Kosovës.

Sipas burimeve të lajmi.net, kandidatura e Naim Bazajt nuk vije në konsideratë, edhe pse ky i fundit është në një fushatë të gjerë për ta marrë nominimin e PDK-së si kandidat për të parin e Drenasit.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas ka gjasa të mbahen të dielën e parë të dhjetorit. /Lajmi.net/

Bislim Zogaj