PDK-ja ia lë në dorë Kadri Veselit caktimin e ministrave

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka mbajtur një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë së PDK-së ku ka treguar se ende nuk i kanë caktuar ministrat e rinj për qeverinë e Ramush Haradinajt.

Lajme

08/09/2017 13:20

“Nuk ka pasur ende asnjë debat për emrat e ministrave nga PDK-ja”, ka pohuar Hoxhaj.

“Çka do që keni dëgjuar deri më tash nuk ka të bëjë me atë që është diskutuar në PDK”.

Ai ka treguar se “është brenda mandatit të kryetarit (Kadri) Veseli të propozojë emrat e ministrave”.

Temat të cilat janë biseduar, sipas Hoxhajt, kanë pasur të bëjnë kryesisht me atë se si do të duket dhe duhet të duket qeveria e re.

“Tema qendrore ka qenë përbërja ardhshme e qeverisë së Kosovës dhe është debatuar, jo për emrat e ministrave, por për atë se çfarë duhet të bëjë qeveria e ardhshme e Kosovës”.

“Kemi folur edhe për atë se si qeveria e ardhshme të ketë një program me projekte të qarta dhe qëndrime strategjike”.

“Prioritetet e qarta të kësaj qeverie. Çfarë pune duhet të bëjë kjo qeveri dhe cili do të jetë roli i qeverisë së Kosovës janë temat kryesore të cilat e kemi biseduar”, njofton Klan Kosova.

Ish-ministri ka folur edhe për qëndrimet, deri më tani, jo të njëjta të partnerëve të koalicionit për Demarkacionin me Malin e Zi.

“Nuk mund t’ju them se cila do të jetë qasja për shënimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi dhe qeveria e re do duhej ta adresonte. Çdo qasje e Haradinajt do ta ketë mbështetjen e PDK-së. Kam besim të plotë që Haradinaj, si lider që është, do të dalë me propozim konkret dhe PDK do ta ofrojë një.